Peeling Kimik
Peeling kimik është një ndër procedurat më të vjetra, e cila përdorej që në kohën e egjiptianëve.
Pas një konsulte të detajuar me doktoreshën, përcaktohet cili agjent do të aplikohet. Janë disa lloje të ndryshme acidesh që mund të aplikohen në lëkurën e pacientit në varësi nga problematikat apo nga rezultatet që duam të arrijmë.
Është një ndër procedurat më të preferuara për shkak të :
- Komplikacioneve minimale
- Kohë rekuperimi e shkurtër
- Efekte të dukshme që në seancat e para
Klasifikimi i peeling kimik :
Thellësia e penetrimit | Agjentët e Peeling Kimik |
Shumë Superficial / Eksfolim i shtresës korneale | Acid Glikolik 20-50% Acid Salicilik 20-30% Resocinol 20-30% 5-10min) Solucionet Jessner (1-3 shtresa) Acidi Trikloracetik 10% ( 1 shtresë)
|
Superficial / Nekrozë epidermale | Acid glikolik 50-70% ( 5-20min) Solucionet Jessner (5-10 shtresa) Resocinol 50% (30-60min) Acidi Trikloracetik 10-35% (1 shtresë) |
Thellësi Mesatare /Nekrozë dermale papilare | Fenol 88% Acid Glikolik 70% (5-30min) · Acidi Trikloracetik 35% në kombinim me · Acid glikolik (50-70%) · Solucionet Jessner |
I thellë / Nekrozë dermale retikulare | Acidi Piruvik 40-70% Peeling Baker i modifikuar Peeling me Fenol Baker-Gordon
|
Indikacionet e peeling kimik : Rrudha fine, shenja atrofike pas akneve, melasma, hiperpigmentime post inflamatore, akne vulgaris, pseudofolikulitis i mjekrës, diskromi.
Kunderindikacionet e peeling kimik : Infeksionet aktive te herpes simplex, ekzemë aktive, përdorim i isotretioninës, tumore malinje të lëkurës. Për peeling shumë të thellë janë kundërindikacion sëmundjet kardiake, renale dhe ato të mëlcisë.
Menaxhimi pas procedurës
Të gjithë pacientët që kryejnë këtë procedurë duhet të shmangin në mënyrë strikte kontaktin me diellin, sidomos përiudhën e shërimit të lëkurës. Përdorimi i kremit DERMALUXE SPF50+ është i domosdoshëm. Koha e rikuperimit është miniale 5-10 ditë, ose edhe më tepër, në varësi të llojit të acidit të aplikuar.