Microneedling
Microneedling
Microneedling është një procedurë miniinvazive dhe me rezultate fantastike.
Kjo procedurë konsiston në krijimin e disa mikroshpimeve në lëkurë nëpërmjet një pajisjeje, në kokën e së cilës vendosen mikrogjilpëra.
Krijimi i mikroshpimeve në lëkurë shpie në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës. Shpesh kjo procedurë shoqërohet me PRP / Plazma, ose me mesoterapi me acid hialuronik ose multivitamina.
Microneedling për
- Eleminimin e shenjave post-akne
- Eleminimin e linjave dhe rrudhave sipërfaqësore
- Eleminimi i hiperpigmentimeve nga dielli apo pas gravidancës
- Për të trajtuar rënien e flokut ( alopecia)
- Përmirëson pamjen e strijave të lëkurës
- Ndihmon në minimizimin e poreve
- Të përmirësuar teksturën e lëkurës
Ju nuk jeni kandidat ideal për microneedling nëse ju:
- Jeni shtatzënë
- Keni ekzema apo psoriasis
- Keni plagë të hapura
- Keni patur terapi rrezatuese së fundmi
Pas microneedling:
- Ju mund të vëreni irritim dhe skuqje të lëkurës në ditët e para
- Lejohet aplikimi i makeup për të mbuluar irritimet
- Aplikimi i kremit të diellit është një ”must”, sepse lëkura është shumë sensitive
- Pas microneedling, lëkura juaj fillon të rigjenerojë shpejt lëkurën e dëmtuar
- Rezultatet shihen pas 1-2 javësh
- Për të arritur rezultatet e dëshiruara, mund tju duhen disa seanca.