Dr.Bleriana, na trego me tepër për rrugëtimin tënd të deritanishëm dhe pse zgjodhët të jeni pjesë e sektorit të kozmetikës?
Që prej fillimit të karrierës sime si mjeke gjithmonë kam ëndërruar jo vetëm të kujdesem për shëndetin e pacientëve por edhe për pamjen e tyre. I qëndroj parimit se një pamje e mirë, e kuruar, e rregullt reflekton të njëjtën gjëndje të shëndetit tonë emocional. Pra kaloj sa nga shëndeti tek pamja dhe anasjelltas.
Për më tepër, sektori i kozmetikës të lejon për larmishmëri produktesh, pra ti e shfaq veten dhe pasionin në disa dimensione. Shumë prej nesh kanë pjesë të rutinës së lëkurës : larës, kremëra, serume, locione, pra është një fushë me përdorim të gjerë. Në këtë mënyrë unë jam gjithmonë pranë pacientëve të mi.
Ju së fundmi keni lancuar linjën e kremërave organikë DERMALUXE -by dr. Bler- , çfarë risish sjell në tregun e kozmetikës kjo linjë?
DERMALUXE -by Dr. Bler- është një linjë organike, e krijuar me shumë përkushtim dhe dashuri, për të sjellë cilësinë më të mirë të kremërave organikë për pacientët.
Produktet janë të analizuara në një ndër laboratoret më të mira në Greqi duke u siguruar që cdo ingredient i tyre jo vetëm që është jo toksik për organizmin por është dhe në sasinë e duhur për të dhënë rezultate që në përdorimet e para.
Produktet janë 100% Organike, dhe certifikimet Bio ICDQ, ICDQ, ISO 9001, ESYD, ISO 22716 të cilat janë certifikime shqiptare, greke dhe internacionale.
DERMALUXE -by Dr. Bler- , jo vetëm që sjell mjekun në shtëpi por mund të vijë në cdo cep të globit, brenda standarteve.
Çfarë të frymëzoi për linjën e produkteve?
Jo rrallëherë, pacientet të cilët kishin arritur rezultate maksimale nga procedurat dermo-estetike të kryera në klinikë, pas pak kohësh riktheheshin me lëkurë të përkeqësuar për shkak se kishin eksperimentuar me produktet që zgjidhnin si pjesë të rutinës.
Linja Dermaluxe -by Dr. Bler- , u krijua pasi u pa e nevojshme që pas trajtimeve fytyra të mirëmbahej me produkte cilësore dhe jo toksike. Në këtë mënyrë, kujdesi për lëkurën tuaj nuk fillon e mbaron në klinikë.
Jam e parimit të vetëkujdesit, të parandalimit dhe jo kurimit. Të qënurit nga pak mjekë të vetvetes na ndihmon jo vetëm për një lëkurë plot shkëlqim por edhe për një shëndet më të mirë në tërësi.
Cila është këshilla jote për vajzat që zgjedhin linjën tënde për të ruajtur bukurinë?
Si mjeke, mirëmbajtjen e lëkurës e konsideroj si kujdes dhe dashuri të treguar ndaj vetes. Ky quhet investim dhe jo shpenzim. Gjithçka duhet ta nisim nga vetja jonë.
E dashur femër, nis me veten !
Edhe meshkujt çdo ditë e më shumë po ia besojnë kujdesin për lëkurën e tyre, produkteve kozmetike. Çfarë propozoni për ta?
Ndërgjegjësimi i gjinisë mashkullore për kujdesin ndaj lëkurës, fatmirësisht sa vjen edhe rritet. Mario, mbështetja ime më e madhe, është fans i madh i linjës sonë, dhe gjithashtu përdorues i rregullt. Si mjeke, me sy kritik edhe për produktet, unë realisht kam parë shumë ndryshime në lëkurën e tij,që me përdorimet e para të kremërave.
Njëlloj sic kemi nevojë për vakte ushqimore të rregullta, po aq njëlloj është e nevojshme një rutinë të rregullt për fytyrën. Kjo këshille sigurisht vlen për të dyja gjinitë. Të mos harrojmë se pamja e bukur dhe e freskët na ndihmon të ndihemi kaq mirë së brëndshmi.
Sa e vështirë është të prodhosh produkte kozmetike në Shqipëri, sidomos ato organike? Sa potencial ka tregu?
Besoj se ku ka dëshirë ka gjithmonë mundësi. Vështirësia ka qëndruar në përzgjedhjen e laboratorit i cili patjetër duhej të ishtë i duhuri. Pas disa hulumtimesh zgjodha laboratorin i cili më ofroi siguri maksimale për pacientët e mi falë certifikimeve të shumta që kishte.
Sigurisht, në cdo moment të prodhimit apo etiketimit unë dhe Mario kemi qënë aty për të ndjekur me kujdes cdo hap.
Si e shihni të ardhmen e linjës së kremërave organikë DERMALUXE -by dr. Bler- (brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë)
Oh, e ardhmja është e jona … Është kaq e bukur të përfytyrosh se gjer ku do të arrijnë produktet. Ne punojmë me shumë përkushtim dhe sigurisht që tregu europian është në planet tona .
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia tashmë janë më pranë linjës DERMALUXE. Të gjithë mund të porosisin produktet online dhe brenda pak ditëve ato do të jenë pranë tyre.
Certifikimet internacionale të produkteve na lejojnë të jemi kudo.
DERMALUXE është linja e cila do të plotësojë gjithë kërkesat tuaja për tju dhuruar rezultatet që keni kërkuar dhe dëshiruar aq shumë për lëkurën.