Unë vetë kam qënë ndër ato vajza që ka rendur drejt produkteve nëpër rafte farmacish apo edhe marketesh, duke tentuar të provoj një pafundësi produktesh për të gjetur zgjidhje për aknet që më dilnin tek tuk, për poret e hapura apo për lëkurën jo të njëtrajtshme.
Kur mbarova studimet dhe nisa të punoja si mjeke dermoestete, kuptova se, më pak është më shumë.
Ndaj jam këtu, që tju nidhmoj të keni një lëkurë plot shkëlqim, pa shumë mundime.
Konsistenca është një faktor kyc për të arritur sukses, sigurisht kjo bën shumë sens edhe për rutinën e kujdesit të fytyrës.
Cfarë ju ofroj unë?
Unë ju ofroj ndihmë që ju të keni një lëkurë plot shkëlqim dhe ju për pak javë të bëheni ekspert i fytyrës suaj.
Një material PDF me rutinën e personalizuar e kujdesit të fytyrës. Në material do të jetë e sqaruar me detaje koha, radha, sasia dhe mënyra e përdorimit të produkteve.
Tri konsulta online. Konsulta e parë do të kryhet një ditë para se të merret rutina. Konsulta e dytë dhe e tretë e distancë 4&6 javore nga konsulta e parë.
Asistencë në whatsapp për cdo shqetësim apo pyetje që mund të keni gjatë konsultave.
Këshilla dhe sugjerime edhe për procedura dermoestetike.
*Në rutinë do të jenë të përshkruara produkte që ju do t’i siguroni në farmacinë tuaj më të afërt!
Si mund të merrni këtë shërbim ?
Në webin tonë, në Home, klikoni Krijo Rutinën.
Plotësoni me kujdes testin e krijuar nga Dermaluxe dhe nisni të gjitha të dhënat që kërkohen.
Ju do të informoheni me një email për mënyrën e kryerjes së pagesës.
Vlera e një rutine të detajuar të kujdesit të lëkurës si dhe ndjekjes 8 – 12 javore është 2900 lek.
Pas kryerjes së pagesës, komunikimi do të vazhdojë në whatsapp për cdo detaj.
Mezi pres të kalojmë një eksperiencë të paharrueshme së bashku !
Përqafime, Doctor Bler !