Eleminimi i rrathëve të zinj të syve
Orët e gjata pa gjumë, genetika si dhe mos kujdesi i duhur për lëkurën e zonës poshtë syve, shpien në formimin e rrathëve të zinj.
Gjatë një konsulte të detajuar me doktoreshën bëhet diferenca midis rrathëve të zinj të syve dhe atyrë që kanë humbje mase.
Rrathët e zinj të syve trajtohen me mesoterapi ndërsa humbja e masës indore poshtë syve trajtohet me filler dermal.
Mesoterapia e syve kryhet me SuneKos.
SuneKos është një substancë e cila përmban acid hialuronik dhe aminoacide. Si substancë punon duke stimuluar fibroblastet për të prodhuar elastin dhe kolagjen, duke dhënë kështu lëkurë plot shkëlqim dhe vitalitet. Numri i seancave të mesoterapisë është nga 1 në 4 në varësi të gjëndjes së lëkurës poshtë syve, si dhe nga rezultatet që deshiron pacienti të arrijë.