Eleminimi i rrudhave të qafës dhe Dekoltesë
Qafa dhe Dekolteja janë të pandashme nga trajtimi i fytyrës në klinikën DERMALUXE.
Preferohet që këto trajtime të kryhen nga periudha tetor deri në prill.
Në varësi të gjëndjes së lëkurës, gjithmonë pas një konsultë me dokoreshën, hartohet një plan i personalizuar.
Trajtimet nisin nga :
Peeling – për t’i dhënë lëkurës shkëlqim dhe për të zbehur njollat e mundshme
Microneedling – për të nxitur prodhimin e kolagjenit dhe elastinës nëpërmjet mikrogjilpërave.
Mesoterapi – ato me acid hialuronik, vitamina dhe aminoacide për të dhënë shkëqim, tërheqje si dhe për të sheshuar rrudhat fine.
Filler dermal- filleri për qafën zgjidhet me densitet të tillë që të ketë përhapje të mirë fill pas trajtimit. Ndryshimet janë të dukshme brenda javës së parë të trajtimit. Shumë efektiv për linjat e holla të qafës dhe dekoltesë.
Microbotox – përdoret botoks për të trajtuar lëshimin e muskulit platysma, i cili është muskuli që nis që nga nofulla e poshtme dhe shtrihet deri në dekolte. Me anë të injeksioneve të botox muskuli mbahet nën kontroll për të mos formuar rrudha të qafës apo dekoltesë.
Këshillohen të gjitha pacientët që të kujdesen po aq njëlloj për qafën dhe dekoltenë, sa kujdesen për fytyrën.