Eleminimi i rrudhave te syve
Eleminimi i rrudhave të syve, kryher nëpërmjet injeksioneve të Botox-it.
Botoksi është një proteinë e përbërë nga toksina botulinike, e cila nga ana e vet prodhohet nga Clostridium Botulinum. Botoksi është një toksinë por kur përdoret në mënyrë korrekte dhe në dozat e duhura ajo gjen një përdorim të gjerë kozmetik dhe mjekësor.
Këto substanca kanë në target sistemin nervor , duke ndërprerë procesin e inervimit të muskulit, pra muskuli nuk kontraktohet më. Pra kështu ato shkaktojnë një paralizë muskulare permanente. Që muskuli të kontraktohet, nervat lëshojnë acetilkolin në junksionin nerv-muskul.
Acetilkolina është një neurotransmetues i cili i atashohet receptorëve të qelizave muskulare dhe shkakton kontraktim ose tkurrje të muskulit.
Injeksionet e Botoxit shmangin clirimin e acetilkolinës, e cila pasohet nga një pamundësi e kontraktimit muskular.
Muskuli që rrethon syrin, ose muskuli orbicularis occuli , është muskuli në të cilin injektohet botox.
Gjatë një konsulte përpara procedures me doktoreshën vendoset mbi:
- pritshmëritë e pacientit
- llojin e botoksit që do të përdoret
- sasinë e botoksit që do të përdoret
- pikat e injektimit të botoksit
Procedura kryhet nën efektin e kremit mpirës, dhimbja tolerohet lehtë.
Pas Procedures
Mos e ferko as masazho zonen e trajtuar për 24 orë. Kjo për të mos lejuar toksinën botulinike të difuzojë apo perhapët në zona të tjera. Ju mund t’i riktheheni aktivitetit tuaj normal direkt pas procedurës.
Rezultatet
Injeksionet e botox zakonisht nisin te japin efektin 5-14 ditë pas trajtimit, në varësi të sasisë dhe llojit të botoksit të injektuar. Në varësi te problemit të trajtuar, efekti mund të zgjase 4-6 muaj.