Konturimi i Fytyres
Kryerja e konturimit të fytyrës kryhet me anë të fillerave dermal dhe përfshin konturimin e mollëzave, mjekrës dhe jaëline, ose konturimin e këndit mandibular( mandibula quhet nofulla e poshtme ).
Për të kryer këtë procedurë, së pari ju duhet të jeni kandidat i duhur, dhe duhet të keni kujdes në mënyrë që tiparet të qëndrojnë në harmoni më njera tjetrën dhe të mos kemi ekzagjërime.
Që të arrihet një harmoni midis tipareve tuaja dhe rikonturimit, doktoresha harton një plan përpara injektimit duke përcaktuar:
- llojin e filllerit që do të përdoret
- sasinë që do të përdoret
- teknikën e injektimit
- pikat e injektimit
Pacientja mpihet me krem mpirës, dhimbja tolerohet lehtë.
Pas procedurës pacientja mund të kryejë një masazh të lehtë sipas mënyrës që doktoresha ia ka sugjeruar.