Mbushja e buzeve
Mbushja e buzëve apo lip filler është një nga procedurat më të kërkuara në DERMALUXE. Sensualiteti që të japin buzët e plota reflektohet direkt në kërkesën e pacienteve për lip filler.
Ja disa arsye pse pacientet kryejnë lip filler:
- Buza rrudhoset shpejt & formohen shumë rrudha. Filleri dermal i zhduk ato në moment
- Fillerat janë zgjedhja më e mirë për rezultate natyrale
- Rezultatet zgjasin afërsisht 1 vit
Gjatë një konsulte përpara procedures me doktoreshën vendoset:
- lloji i fillerit dermal i cili do të përdoret
- sasia e duhur e fillerit
- teknika e duhur
- cilat janë pritshmëritë e pacientit
- pas sa kohësh duhet të rikthehet pacienti
Procedura kryhet nën efektin e kremit mpirës, dhimbja tolerohet lehtë.
Rezultatet janë të dukshme që në moment dhe ënjtja bie pas 3-4 ditësh.
Pas procedurës pacientja nuk duhet:
- të konsumojë ushqime të nxehta, pikante për një ditë
- të pijë cigare, alkool për 24 orë
- të përdorë agjent eksfoliues në buzë
- të kryejë masazhe fytyre për 2 javë
- të kryejë aktivitet fizik të sforcuar për 24 orë