Mbushja e Linjave Nasolabiale
Linjat nasolabiale janë një ndër trajtimet e preferuara. Quhen ndryshe dhe vijat e buzëqeshjes dhe bëhen të dukshme që pas të 25-tave sidomos në fytyrat e imëta.
Gjatë një konsulte para procedure me doktoreshën vendoset:
- lloji i fillerit dermal i cili do të përdoret
- sasia e duhur e fillerit
- teknika e duhur
- cilat janë pritshmëritë e pacientit
- pas sa kohësh duhet të rikthehet pacienti
Cdo pacient duhet të zgjedhë me kujdes mjekun si dhe klinikën ku do të kryejë procedurën, pasi një okluzion i arteries që kalon pranë flegrave të hundës, mund të cojë deri në verbim të pacientit.
Pasi doktoresha ka kryer procedurën, këshillohet një masazhin i lehtë i zonës ku është injektuar acidi hialuronik dhe pacienti mund të vazhdojë rutinën e tij të zakonshme ditore.
Rikontrolli kryhet sipas datës së paracaktuar në konsultën me doktoreshën dhe varion nga 2 javë deri në 3 muaj.