PRP ( Platelet Rich Plasma )
Platelet Rich Plasma – ose plazma e pasur me platele/trombocite është e përbërë nga dy elementë: plazma – ose porcioni likuid i gjakur dhe platelet- një qelizë e cila luan një rol kyc në shërimin e plagëve në të gjithë organizmin. Platelet ose trombocitet janë të njohura për aftësinë e tyre për të koaguluar, por gjithashtu ato përmbajnë faktorë rritjeje. Faktorët e rritjes stimulojnë rigjenerimin e indit ose shërimin në zonën e trajtimit. PRP pra është gjak, i cili përmban më shumë Platele / Trombocite se normalisht.
Në fakt, PRP janë përdorur dhe më parë për të trajtuar patologji si Artriti Rheumatoid apo për plakjen e lëkurës.
Si kryhet procedura e PRP?
- Merret një sasi e vogël gjaku nga venat tuaja
- Gjaku vendoset ne tuba dhe më pas në centrifugë
- Centrifugimi ndan qelizat e kuqe nga plazma
- Merret plazma nga tubat dhe injektohet në zonat e targetuara nga mjeku
Për cfarë e përdorimin PRP?
- Për rigjenerimin e Fytytës
- Për trajtimin e rrathëve të zinj të syve
- Për rigjenerimin e Qafës
- Për rigjenerimin e Dekoltesë
- Për rigjenerimin e lëkurës së duarve
- Për forcmin e flokut dhe për të trajtuar rënien e tij
- Për shërimin e shpejtë të plagëve post – kirurgjikale
- Për të lehtësuar dhimbjet e tendinave, ligamenteve dhe muskujve
- Për të lehtësuar dhimbjet e osteoartritit
Risqet nga kjo procedurë konsiderohen minimale dhe përfshijnë:
- Gjakderdhje
- Dëmtime indore
- Infeksione
- Dëmtime nervi
Sigurohuni të jeni të hidratuar dhe të ushqyer mirë para procedurës, kjo pasi do të merret një sasi gjaku nga trupi juaj.
I gjithë procesi zgjat afërsisht 1 orë dhe pas trajtimit PRP ju mund t’i riktheheni normalisht aktiviteteve tuaja.