Rigjenerimi i Flokut
Rënia e flokut shkaktohet nga një sërë faktorësh:
- Mosha
- Faktorë stresantë
- Periudha Pas Lindjes
- Kujdesi jo i duhur ( përdorimi i produkteve jo të duhura)
- Floku i mbajtur kapur për shumë kohë
- Imbalancë hormonale
- Infeksione Skalpi
- Patologji të tiroides
- Mungesa e : biotinës, hekurit, zinkut
Asnjë trajtim nuk nis pa kryer fillimisht :
konsultë të detajuar me doktoreshën
bilanc analizash si : gjak komplet, FT3, FT4, TSH, Ferritinemi, Vitamine D, titër ASLO etj.
Më pas, doktoresha lexon rezultatet e analizave dhe lëshon një recetë në rast anemie, apo mungese vitamine D, ose ju referon në endokrinolog në imbalanca hormonale.
Pasi ju merrni kurën e duhur, ju kaloni në trajtimin lokal të rënies së flokut, i cili kryhet me anë të injektimit të:
- Mesoterapi kundra rënies së flokut
- Biotinës
- Plazma / PRP
PRP ( Platelet Rich Plasma )
Platelet Rich Plasma – ose plazma e pasur me platele/trombocite është e përbërë nga dy elementë: plazma – ose porcioni likuid i gjakur dhe platelet- një qelizë e cila luan një rol kyc në shërimin e plagëve në të gjithë organizmin. Platelet ose trombocitet janë të njohura për aftësinë e tyre për të koaguluar, por gjithashtu ato përmbajnë faktorë rritjeje. Faktorët e rritjes stimulojnë rigjenerimin e indit ose shërimin në zonën e trajtimit. PRP pra është gjak, i cili përmban më shumë Platele / Trombocite se normalisht.
Faktorët e rritjes ndihmojnë në stimulimin e aktivitetit të folikulave të flokut duke sjellë kështu rritjen e flokut.
Në fakt, PRP janë përdorur dhe më parë për të trajtuar patologji si Artriti Rheumatoid apo për plakjen e lëkurës.
Efikasiteti i perdorimit te PRP është vërtetuar nga studime të shumta sipas të cilave:
- Shtohet sasia e flokut
- Rigjeneron flokun e dëmtuar dhe atë të hollë
- Përshpejton rritjen e flokut (përshpejtohen fazat e rritjes së qimes)
Si kryhet procedura e PRP?
- Merret një sasi e vogël gjaku nga venat tuaja
- Gjaku vendoset ne tuba dhe më pas në centrifugë
- Centrifugimi ndan qelizat e kuqe nga plazma
- Merret plazma nga tubat dhe injektohet në zonat e targetuara nga mjeku
I gjithë procesi zgjat afërsisht 1 orë dhe pas trajtimit PRP ju mund t’i riktheheni normalisht aktiviteteve tuaja.