MISIONI YNË
Ne kujdesemi për mirëqënien e femrës, që cdo femër të ndihet mirë jo vetëm me pamjen e saj të jashtme por edhe përtej saj, duke punuar me përkushtim, profesionalizëm, produkte të sigurta nëpërmjet një shërbimi elitar .
VIZIONI YNË
Të jemi një ndër klinikat mjekësore estetike më të mira në Shqipëri dhe linja e kujdesit të lëkurës Dermaluxe -by Dr.Bler- të jetë e njohur në tregun europian.
VLERAT TONA
INTEGRITETI
Sinqeritet-Etikë-Bashkëpunim
RESPEKTI
Transparencë-Mirëkuptim-Mirënjohje
PËRKUJDESJE
Dashuri- Cilësi- Tolerancë
ENTUZIASËM
Energji-Pasion-Gatishmëri
SHËRBIM ELITAR
Klient qëndërzuar - Profesionalizëm - Rritje e Vazhdueshme
Rreth Dr. Bleriana Shqepa
Nënë, Bashkëshorte, Mjeke, Krijuese e linjës DERMALUXE.
Dr. Bleriana Shqepa nisi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në vitin 2013, dhe u diplomua në Korrik 2019.
Gjithmonë ka dashur të japë kontributin e saj në shoqëri duke kapërcyer kufijtë e mjekësisë klasike.
Ka qënë Koordinatore e Kongresit Shqiptar të Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale në Nëntor 2019.
Nga Dhjetori i 2019 deri më Qershor 2020 ka punuar pranë një Klinike Estetike Kirurgjikale dhe ka qënë në kujdesin pre dhe post operator të pacientëve të kirurgjisë plastike, në trajtimet e mjekësisë estetike, si dhe në ndjekjen e pacientëve të balonit gastrik.
Në qershor të 2019, pak pas fillimit të pandemisë të COVID-19 u kthye në qytetin e saj të lindjes për të dhënë kontributin e saj si Mjeke e Përgjithshme.
‘’Kohë të vështira, por si Bleri mendoj se janë pikërisht këto ditët e vështira, ato më të favorshmet për të krijuar mundësi të reja për të ardhmen ‘’
Pasi e gjeti veten në mjekësinë estetike, nisi punën edhe si mjeke estetiste dhe themeloi klinikën Dermaluxe në Janar 2021.
‘’Dëshira për të qënë sa më pranë pacienteve dhe përmbushja e misionit të Dermaluxe, ishin shtysë për krijimin e Linjës Dermaluxe – By Dr. Bler-. ‘’
Pas shumë studimesh dhe sfidash për krijimin e një linje 100% organike & jo-toksike të kujdesit të lëkurës, DERMALUXE -By Dr. Bler- u lançua në Dhjetor të vitit 2021.
Duke qënë kështu, mjekja e parë, që ka mbaruar studimet në Shqipëri, e cila ka një linjë 100% organike & jo-toksike të kujdesit të lëkurës. Me DERMALUXE, tashmë jam cdo ditë pranë pacientëve të mi
‘’Ndihem e përmbushur tani që DERMALUXE, më sjell më pranë me pacientët. Energjia që më fal marrëdhënia me pacientët, është një shtysë për të punuar më fort dhe për të sjellë produkte dhe shërbime akoma më të bukura ‘’